Lajmet

Microsoft fshin aplikacionet jozyrtare të Snapchat nga Windows Phone Store

Dec 22 2014
0 Shpërndarje
Microsoft fshin aplikacionet jozyrtare të Snapchat nga Windows Phone Store

snapchat1_640.0Kompania Microsoft ka fshirë të gjitha ato aplikacione të palës së tretë të Snapchat nga Windows Phone Store duke qenë se ky shërbim deklaroi se do ‘të godasë’ të gjitha ato si një përpjekje për të forcuar sigurinë. Rudy Huyn, zhvilluesi i aplikacionit për Windows Phone 6snap, konfirmoi në Twitter se aplikacioni i tij dhe të gjitha aplikacionet e tjera të palës së tretë që kanë qenë të disponueshëm në Windows Store tashmë janë hequr.

Në një postim në blog të shkruar në nëntor, kompania deklaroi se i ka pëlqyer mënyra se si disa zhvillues e kanë bërë Snapchat më të mirë, por disa të tjerë kanë kompromentuar sigurinë e përdoruesve. E gjitha kjo erdhi pasi ekspertët e sigurisë pohuan se siguria e kompanisë është shumë e ulët dhe të dhënat e përdoruesve mund të jenë shumë lehtë të aksesueshme nga palët e paautorizuara. Si pjesë e masave të marra për rritjen e nivelit të sigurisë, Windows Central raporton se Snapchat gjithashtu ka kërcënuar se do të mbyllë llogaritë e atyre përdoruesve që përdorin këto aplikacione të palës së tretë.

Një zëdhënës i Microsoft konfirmoi për The Verge se aplikacionet u hoqën si pasojë e kërkesës nga Snapchat. Kjo do të thotë që nga sot e tutje përdoruesit e një Windows Phone nuk do të kenë mënyra alternative për të aksesuar një shërbim të tillë përveç aplikacionit kryesor dhe origjinal Snapchat. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>