Biznes

Microsoft gjatë verës ul çmimin e Surface RT për shkollat dhe universitetet

Jun 19 2013
0 Shpërndarje
Microsoft gjatë verës ul çmimin e Surface RT për shkollat dhe universitetet

Microsoft është duke planifikuar një version me çmim të zvogëluar të tabletit Surface RT me bazë ARM që pritet të jetë në dispozicion për shkollat dhe universitetet për dy muaj këtë verë.

“Oferta e Surface e Microsoft-it për edukim me kohë të kufizuar,” do të jetë në dispozicion ngab24 qershori deri më 31 gusht, tha një zëdhënës gjatë të martës. Sipas këtij programi, Surface RT-të pa tastierë do të jenë në shitje për 199 dollarë (çmimi me pakicë në shitjen e zakonshme është 499 dollarë).

Me një tastierë, çmimi i ulur është 249 dollarë (nga 599 dollarë) dhe me një lloj të tastierës çmimi i ulur është 289 dollarë (nga 629 dollarë).

Oferta është në dispozicion drejtpërdrejt nga Microsoft për institucionet dymbëdhjetë vjeçare dhe ato më të larta. Është në dispozicion në Australi, Austri, Belgjikë, Kanada, Kinë, Danimarkë, Finlandë, Francë, Gjermani, Irlandë, Itali, Japoni, Kore, Meksikë, Luksemburg, Holandë, Norvegji, Portugali, Rusi, Singapor, Spanjë, Suedi, Zvicër, Mbretëri e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Microsoft është duke rekomanduar që shkollat të bëjnë porositë sa më herët pasi është ofertë që zgjat aq sa ka pajisje të prodhuara. (PCWorld Albanian)

surfacer rt

Lajmet e fundit>