Lajmet

Microsoft, Google, Apple, Facebook dhe Yahoo kërkojnë reformimin e NSA-së

Nov 1 2013
0 Shpërndarje
Microsoft, Google, Apple, Facebook dhe Yahoo kërkojnë reformimin e NSA-së

Ngjashëm sikur vepruan një muaj më pare me një dekret paraprak, disa gjigantë të teknologjisë kanë nënshkruar në një letër të hapur në mbështetje të Dekretit për Lirinë e SHBA-së që është paraqitur së fundi.

AOL, Apple, Facebook, Google, Microsoft dhe Yahoo kanë nënshkruar propozimin, që do të kufizojë rregullat e FISA-së të cilat NSA-ja i përdor për të arsyetuar grumbullimin në sasi të mëdha të të dhënave.

Letra përqendrohet në radhë të parë në çështjen e transparencës, kryesisht duke iu mundësuar këtyre ndërmarrjeve që të zbulojnë më tepër informacione se çfarë të dhënash qeveria ka kërkuar nga to.

Secila kompani ka ndërmarrë një rrugë ndryshe në përpjekjen për ta bindur qeverinë që të ndryshojë rregullat e veta në lidhje me këtë lloj të transparencës, por bashkimi rreth këtij propozimi mund të ishte një shenjë e mirë që mund të kalonte, posaçërisht pasi e ka mbështetjen e dy partive.

Sidoqoftë, letra shkon edhe përtej çështjes së privatësisë, duke kërkuar për “përmirësime thelbësore në mbrojtjet e privatësisë dhe mbikëqyrje të përshtatshme dhe mekanizma për llogaridhënie” për vëzhgimin qeveritar. Ndonëse letra nuk e cek saktësisht se si duhet të jenë këto masa mbrojtëse, është një hap i rëndësishëm për këto ndërmarrje që të shkojnë përtej pyetjes për “transparencë” të thjeshtë.

Dekreti për Liri të SHBA-së mbështetet nga senatori Patrick Leahy (D-VT) dhe përfaqësuesi Jim Sensenbrenner (R-WI). Përpara paraqitjes së këtij dekreti, dy bashkë-sponsorët kanë shkruar një editorial në Politico, duke thënë që “komuniteti i inteligjencës ka dështuar në arsyetimin e përdorimit të vet të zgjeruar të këtyre ligjeve.

Është thjesht e pasaktë të mos thuhet që grumbullimi madhor i regjistrimeve telefonike ka parandaluar dhjetëra komplote terroriste.” Në një deklaratë tjetër duke e paraqitur dekretin, Leahy tha: “Është koha për reforma serioze dhe me kuptim që të mund të rikthejmë besimin në komunitetin tonë të inteligjencës.” (PCWorld Albanian)

nsa Raport

Lajmet e fundit>