Biznes

Microsoft, Google dhe Facebook në mbështetje të betejës së Apple kundër Qualcomm

Jul 21 2017
0 Shpërndarje
Intel dhe rivali i Apple Samsung gjithashtu janë pjesë e grupi lobues pro Apple. Qualcomm furnizon Apple me modemë të rrjeteve të cilat sigurojnë konektivitetin celular për iPhone dhe iPad. Microsoft, Google dhe Facebook në mbështetje të betejës së Apple kundër Qualcomm Photo Source: Reuters

Një grup i përbërë nga kompani lider në industrinë e teknologjisë doli në mbështetje të betejës së Apple ditën e Enjte kundër Qualcomm duke kërkuar nga autoritetet të mos marrin në konsideratë padinë e prodhuesit të çipeve për të ndaluar shitjet e iPhone në SHBA.

Grupi i përbërë nga Google, Amazon, Microsoft dhe Facebook loboi pranë Komisionit Ndërkombëtar Tregtar duke arsyetuar se ndalimi i shitjeve të iPhone do të dëmtonte rëndë konsumatorët.

Intel dhe rivali i Apple Samsung gjithashtu janë pjesë e grupi lobues pro Apple. Qualcomm furnizon Apple me modemë të rrjeteve të cilat sigurojnë konektivitetin celular për iPhone dhe iPad.

Dy kompanitë përfunduan në një betejë ligjore ku Apple kundërshton modelin e biznesit të Qualcomm ndërsa ky i fundit kërkon ndalimin e shitjes së iPhone me modemët e saj në SHBA.

Në fillim të këtij muaji Qualcomm gjithashtu akuzoi Apple se kishte shkelur 6 patenta me bateritë e iPhone. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>