Lajmet

Microsoft: Hakerat kanë vjedhur llogari të Xbox Live

Mar 22 2013
0 Shpërndarje
Microsoft: Hakerat kanë vjedhur llogari të Xbox Live

Kompania Microsoft ka deklaruar se hakerat kanë vjedhur disa llogari të punonjësve aktualë apo të atyre që punonin dikur për kompaninë përmes teknikave të inxhinierimit social.

“Po punojmë intensivisht me forcat ligjore dhe kompani të tjera të prekura nga këto sulme për ta çaktivizuar këtë lloj metode dhe për të parandaluar përdorimin e mëtejshëm të saj,” shprehet kompania në një deklaratë.

“Siguria është një nga çështjet më kritike për ne dhe për këtë arsye po punojmë çdo ditë për të sjellë mënyra të reja mbrojtjeje tek përdoruesit tanë.”

Microsoft-i u shpreh se sulmuesit përdorën “teknika të inxhinierimit social”, e cila është një mënyrë që përfshin zakonisht mashtrimin.

Një shembull është rasti kur një punonjësi i një kompanie mashtrohet dhe jep të dhëna për një viktimë ndërkohë që vetë hakerat shfaqen sikur janë vetë viktima.

Mesa duket, deklarata e kompanisë lidhet me ngjarjet që përfshinin reporterin e sigurisë Brian Krebs, i cili ishte viktima më e fundit e të ashtuquajturit “incidenti SWATting”.

Si po i rishkruan Windows 8 rregullat e lojërave në PC

Ky sulm drejt tij erdhi si rezultat i një shkrimi që ai kishte bërë mbi mënyrën se si shiten në internet raportet e vjedhura të kredive të personave të famshëm, raporte që ishin bërë publike vetëm disa javë më parë. (PCWorld Albanian)

Xbox Live

Lajmet e fundit>