Lajmet

Microsoft hap uebfaqen Lumia Beta Apps për testimet e aplikacioneve

Aug 15 2014
0 Shpërndarje
Microsoft hap uebfaqen Lumia Beta Apps për testimet e aplikacioneve

lumia-635-100354104-largeMicrosoft po mbyll uebfaqen Nokia Beta Labs, por përdoruesit akoma mund të testojnë aplikacionet që janë në zhvillim përmes sitit të ri të quajtur Lumia Beta Apps. Në uebstitin Lumia Beta Apps, përdoruesit do të gjejnë informacione rreth testimeve si dhe instruksioneve sesi të instalojnë aplikacionet së bashku me veçoritë më të reja.

Secili prej aplikacioneve Beta ka forumin e saj të feedback-ut për të ndërvepruar me përdoruesit dhe ekipet që zhvillojnë aplikacionet.

Aplikacionet mund të shkarkohen përmes Windows Phone Store duke klikuar mbi linkun ose skanuar kodin QR. Çdokush është I mirëpritur për të marrë pjesë, por Microsoft preferon që përdoruesit e smartfonëve Lumia nuk duhet të kenë “frikë” të ndajnë opinionet e tyre.

Ditën e enjte, katër aplikacione ishin të disponueshme në Lumia Beta Apps: Nokia Camera App, Nokia Chat i sponsorizuar nga Yahoo, App Social dhe Nokia Conference. Emërtimi i ri nuk është aspak i pa pritur, teksa Microsoft po përpiqet të largojë brendin Nokia.

Në muajin prill Stephen Elop, tashmë ekzekutiv tek divizioni i pajisjeve Nokia tha gjatë një sesioni Pytje – Pergjigje se “Brendi Nokia nuk do të përdoret edhe për shumë kohë tek smartfonët Lumia.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>