Lajmet

Microsoft hedh aplikacione pa pagesë Bing për Office 365

Feb 2 2013
0 Shpërndarje
Microsoft hedh aplikacione pa pagesë Bing për Office 365

Bing office 365 Microsoft ka hedhur pesë aplikacione pa pagesë për paketën e re Office 365 Home Premium që e bëjnë më të lehtë futjen e fotografive dhe informacioneve nga Bing në dokumente.

Office 365 është versioni me abonim i Office 2013, që kushton 100 dollarë për një vit për versionin Home Premium dhe 150 dollarë për Small Business Premium. Office 365 ofron aplikacione për Office të bazuara në web të shoqëruara memorie në cloud, dhe gjithashtu vjen me një version të softwer-it Office 2013 për PC-në tuaj.

Pesë aplikacionet e fuqizuara nga Bing janë falas për t’u përdorur me Office 365 Home Premium, që është në dispozicion tani, ndersa versioni Small Business Premium është planifikuar që të hidhet në treg në fund të muajit shkurt. Aplikacionet pa pagesë janë Bing Finance për Excel, Bing Maps për Excel, Bing Image Search për Word, Bing News Search për Word dhe Bing Dictionary për Excel dhe Word.

Njëri nga pesë aplikacionet më interesantë është Bing Mapps për Office, që mund të përdoret për të futur të dhënat e vendndodhjes në një Bing Map në Excel.

Aplikacioni ju mundëson që të shtoni harta interaktive në dokumente Excel dhe të përshtatet pamja e hartës për të parë sipas “rrugës” ose “syve të zogut” (pamje nga lart). Ju pastaj mund të mbivendosni informacionet e hartës direkt në Excel.

Një tjetër aplikacion i dobishëm është Bing Dictionary për Office, që e mban të përditësuar Office-n me përkufizimet më të fundit dhe drejtshkrimin që është në dispozicion për gjuhen angleze flitet në Shtetet e Bashkuara. Nëse nuk jeni të sigurt se si shkruhet ndonjë fjalë, ju thjesht e shkruani atë si shqiptohet dhe Bing ju këshillon për shkronja, fjalë ose fraza.

Bing Search

Bing Search for Office

I treti është Bing Image Search për Office, i cili ju mundëson që brenda një dokumenti të kërkoni për imazhe në web, nëpëmjet një paneli në anën e djathtëte faqes. Ju mund të fusni imazhet e kërkuara në dokument ose ju mund të shihni një pamje më të madhe të çdo imazhi me informacione shtesë.

Dy aplikacione të tjera Bing për Office 365 janë Bing Finance dhe Bing News Search. Bing Finance për Office është një mjet në fazën testuese që ju mundëson të ndërtoni një tabelë portofoli financiar në Excel, ku ju fusni simbolet e stokut dhe përshtasni fushat sipas nevojës.

Ndërsa Bing News për Office është një mjet i thjeshtë që ju mundëson që të kërkoni lajme dhe video nga paneli në një dokument, pastaj rezultatet e kërkimit mund ti fusni në skedarin tuaj në Word. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>