Harduer

Microsoft hedh dritë mbi specifikat e harduerit të nevojshme për Windows 10-tën

Mar 19 2015
0 Shpërndarje
Microsoft hedh dritë mbi specifikat e harduerit të nevojshme për Windows 10-tën

SONY DSCNë konferencën WinHEC në Shenzen në Kinës, Microsoft zbuloi kërkesat minimale të harduerit që bën të mundur funksionimin e Windows 10. Gjigandi i softuerit ndau disa detaje me ne lidhur me specifikat për desktopët por edhe telefonët Windows.

Përsa I përket telefonëve mobile, RAM minimal që do të garantojë një mirë funksionim të Windows 10 është 512 MB ndërsa haprësia minimale e të dhënave do të jetë 4GB. Windows 10 do të mbështesë ekranet me madhësi nga 3 inç deri në 7.99 inç, një fakt ky që mund të shërbejë si indicator për ardhjen e phabletëve të tjerë me Windows. Platforma Windows 10 do të mbështesë rezolucionet 2560 x 2048, 2560 x 1600 dhe 2048 x 1140. Telefonët Windows me ekrane full HD duhet të kenë të paktën 2 GB RAM ndërsa ata me rezolucione 720p dhe më pak duhet të zotërojnë 1 GB RAM. Për rezolucionet 800x 480 dhe 854x 480, 512 MB ngelet minimumi i memorjes RAM.

Gjithashtu u zbulua edhe mbështetja e Windows 10 për çipet e reja si Snapdragon 210, Snapdragon 208, Snapdragon 615, Snapdragon 808 dhe modelin e parametrave të lartë Snapdragon 810. Microsoft do të ofrojë mbështetje edhe për proçesorët e rinj Intel ATOM 14 nm me arkitekturën Cherry Trail. Edhe modelet Intel ATOM X3 të prezantuara gjatë Kongresit Mobil Botëror do të mbështeten nga Windows 10.

Për platformat Desktop nevojiten 16 GB hapësirë të dhënash dhe 1 GB RAM për modelin 32Bit ndërsa varianti 64Bit kërkon 20 GB hapësirë të dhënash dhe 2 GB RAM. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>