Lajmet

Microsoft: Hendeku me aplikacione për Windows Phone hiqet në fund të 2014-s

Nov 24 2013
0 Shpërndarje
Microsoft: Hendeku me aplikacione për Windows Phone hiqet në fund të 2014-s

windows-phone-instagramKur pritni që të shihni çdo aplikacion madhor që lëshohet për iOS dhe Android të vijë edhe për Windows Phone? Sipas shefit të Windows Phone, Joe Belfiore, ndërmarrja do ta eliminojë këtë hapësirë të veten për aplikacione me platformat rivale “në fund të vitit 2014”.

Duke shkruar në llogarinë e tij në Twitter, Belfiore ka folur për marrjen e aplikacioneve të njohura si Instagram dhe Flipboard, ndërsa të mërkurën deklaroi se “ekosistemi i tretë është padyshim këtu”.

Windows Phone ka paraqitur një përmirësim përgjatë vitit 2013. Kështu ka tejkaluar BlackBerry-in për të marrë pozitën e tretë në tregun e sistemeve operative mobile.

Shpresa e madhe për ndërmarrjen është që mund të ndërtojë prani të mjaftueshme në treg ku më nuk duhet të ndjekë zhvilluesit e aplikacioneve sepse zhvilluesit e tanishëm dhe ata që pritet të vijnë do të duan që të ndërtojnë aplikacione për Windows Phone, sikur që do të donin të ndërtonin aplikacione për iOS dhe Android. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>