Biznes

Microsoft humb 900 milionë $ për shkak të Surface RT

Jul 19 2013
0 Shpërndarje
Microsoft humb 900 milionë $ për shkak të Surface RT

Microsoft-i ka lajmëruar për fitimet e veta për tremujorin e katërt fiskal gjatë vitit 2013 dhe ndërsa ndërmarrja postoi disa rezultate të fuqishme, ajo po ashtu zbuloi disa hollësi në atë se si projekti Surface RT është duke i kushtuar para biznesit.

Rezultatet nga Microsoft-i treguan që 900 milionë dollarë humbje janë bërë për shkak të “rregullimeve të inventarit” të Surface RT, një shumë që vjen vetëm pak ditë pasi ndërmarrja zyrtarisht uli dukshëm çmimet e Surface RT.

Kjo humbje prej 900 milionë dollarësh vjen nga përfitimet e përgjithshme të ndërmarrjes, të cilat në fakt mbulohen nga fitimet e realizuara nga Windows, ndonëse ia vlen të përmendet që përfitimet e këtij sistemi operativ në vazhdimësi kanë shënuar rritje.

Fatkeqësisht, Microsoft-i ende nuk jep ndonjë numër specifik për shitjet e Windows 8, por me gjasë ka dalë mirë këtë tremujor të vitit për të shlyer humbjet e Surface RT.

Tek e fundit, duket që Microsofti ka prodhuar shumë tabletë Surface RT – kemi dëgjuar në fund të vitit të kaluar që Microsoft-i ishte duke ndërtuar tre deri në pesë milionë tabletë Surface RT në tremujorin e katërt dhe po ashtu dëgjuam që Microsoft kishte shitur vetëm 1 milionë nga ata tabletë deri në muajin mars. (PCWorld Albanian)

microsoft surface

Lajmet e fundit>