Biznes

Microsoft Hyper-V do të lidhet me platformë cloud me kod të hapur

Sep 30 2011
0 Shpërndarje
Microsoft Hyper-V do të lidhet me platformë cloud me kod të hapur

Gjersa Microsoft në mënyrë tradicionale nuk ka qenë mik i projekteve me kod të hapur, tentimi i Redmond për të pasur një prani më të gjerë të Hyper-V ka shtyrë atë që ta dërgojë në kernel të Linux dhe të mbështet disa sisteme operative me bazë në Linux.

Por përkrahja e Linux nuk është gjë e mjaftueshme. Virtualizimi është duke u rritur vazhdimisht nga bizneset për të vendosur infrastrukturë të ngjashme me Amaazon në cloud brenda qendrave të tyre të të dhënave, duke përdorur një përzierje hypervizorësh dhe softuerësh për automatizim të cloud. OpenNebula, softuer cloud i paraqitur nën licencë Apache, ishte veçse i përkrahur nga VMware, Xen dhe KVM, por jo nga Hyper-V. Kjo do të ndryshojë në mes të tetorit kur një prototip i Hyper-V dhe OpenNebula do të integrojnë komponente dhe do të paraqiten nën licencën Apache. Së paku kështu ka konfirmuar edhe drejtori i projektit OpenNebula, Ignacio Llorente. 

Integrimi nuk do të kërkojë instalim të shërbime të reja, duke e bërë kështu mjaft të thjeshtë dhe mjaft të shpejtë ndërtimin e një OpenNebula cloud në sisteme ekzistuese Hyper-V. 

Hyper-V është duke pësuar vazhdimisht një rritej të rëndësisë së rolit në platformën Windows të Microsoft dhe do të veçohet në versionin e radhës Windows Server 8 si dhe në Windows 8 për Desktop. 

Lajmet e fundit>