Lajmet

Microsoft-i bën të ligjshëm transferimin e licencës për Office 2013 edhe në PC tjera

Mar 7 2013
0 Shpërndarje
Microsoft-i bën të ligjshëm transferimin e licencës për Office 2013 edhe në PC tjera

Microsoft-i vendosi një rregull të ri në kontratën e paketës Office duke lejuar përdoruesit të transferojnë licencën e tyre nga një kompjuter tek një tjetër njëherë në 90 ditë.

Përdoruesit e Office 2013 më në fund e kanë ligjërisht këtë të drejtë nëse blejnë një kompjuter të ri ose në rastet kur kompjuteri aktual nuk funksionon.

Marrëveshja përfshin këto paketa:

Office Home & Student 2013

Office Home & Business 2013

Office Professional 2013

Dhe të gjitha aplikacionet e tjera të pavarura, por që janë pjesë e kësaj pakete.

Transferimi i lecencës nuk ka qene i mundur më parë me përjashtim të rasteve kur kompjuteri prishej brenda afatit të garancisë. Në raste të tilla kontaktohej me Microsoft-in për të aktivizuar licencën në kompjuterin zëvendësues.

Versioni i ri i përmirësuar i “Office 365″ për biznesin

Për shkak të pakënaqësive dhe ankesave të shumta Microsoft-i vendosi të bëjë kontratën më fleksibile. (PCWorld Albanian)

office 2013

Lajmet e fundit>