Biznes

Microsoft-i dënohet me 561 milion € për shkak të Internet Explorer-it

Mar 6 2013
0 Shpërndarje
Microsoft-i dënohet me 561 milion € për shkak të Internet Explorer-it

Vendimi që Internet Explorer të jetë edhe më tej shfletuesi i parainstaluar në Windows në fund doli të jetë shumë gjë e kushtueshme për Microsoft-in.

Bashkimi Evropian kishte ndërmend që deri në fund të muajit mars ta dënonte kompaninë Microsoft për shkak të ashtuquajturit “gabim teknik” me të cilin “pa dashje” pas instalimit të Service Pack 1 në Windows 7 mungonte mundësia e premtuar që përdoruesi ta zgjedhte shfletuesin e dëshiruar, ndërsa sot kjo histori përfundoi disi shpejtë dhe papritur.

Për shkak të shkeljes së marrëveshjes në mes të gjigantit softuerik dhe komisionit Evropian, sipas së cilës Microsoft-i do të duhej t’u mundësonte përdoruesve zgjedhjen e një nga 12 shfletuesve më të popullarizuar në sistemet operative Windows, në adresën e gjigantit nga Redmond do të arrijë dënimi në vlerë prej 561 milion euro.

Microsoft-i madje kaloi mirë me këtë dënim, vlera e të cilit është vetëm 3% të qarkullimit vjetor të kësaj kompanie për vitin 2012, mirëpo Komisioni Evropian do kishte mundur t’i merrte edhe deri 10% të qarkullimit vjetor që sigurisht do të ndikonte negativisht në këtë vit për Microsoft-in. Për sa i përket vlerës së dënimit, ajo është proporcionale me përqindjen e shkeljeve të të drejtave të banorëve të BE-së.

Përgjysmohet dënimi ndaj Samsung-ut

Sipas raportit zyrtar, 15 milion përdorues të Windows-it kurrë nuk e kanë marrë mundësinë e zgjedhjes së shfletuesit.

Zbrazja rekorde e Microsoft-it nga ana e BE-së mbetet ajo e vitit 2004 kur për shkak të shkeljes të ngjashme të rregullave antitrust Microsoft ishte dënuar me 899 milion euro. (PCWorld Albanian)

MICROSOFT

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>