Lajmet

Microsoft-i do të tërheqë aplikacionet me dobësi kritike

Jul 11 2013
0 Shpërndarje
Microsoft-i do të tërheqë aplikacionet me dobësi kritike

MirosoftNë një përpjekje për të spastruar softuerët nga dyqani Windows Store, Microsoft-i gjatë ditës së martë lajmëroi që do të largonte aplikacionet që i mendonte që kanë dobësi kritike.

Kompania tha se brenda 180 ditëve, ato aplikacione ose duhet të arnohen ose do të largohen.

Dhe nëse një aplikacion i pasigurt është duke u përdorur me të madhe, ai rrezikon që të tërhiqet edhe më herët. Ky rregull po ashtu do të zgjerohet për aplikacionet e gjetura në Windows Phone Store, Office Store dhe Azure Marketplace.

Microsoft-i thekson dobësitë e gjetura brenda softuerëve të vet, duke publikuar një listë çdo të marte të dytë të muajit, kur paraqet arnimet. Por me lëshimin e Windows 8 dhe Windows RT, Windows Store është bërë një qartësues i rëndësishëm për aplikacionet bezdisëse dhe Microsoft-i është bërë më tepër si një portier.

“Ne duam që konsumatorët tanë ta dinë, nëse ka një problem, ne do të jemi duke punuar në një zgjidhje” – shkroi Dustin Childs, që është Menaxher i Grupit për Komunikata Reaguese për Informatikën e Besueshme të Microsoft-it.

“Por janë disa gjëra që mund të ndikojnë në përvojën tuaj në informatikë, të cilat unë drejtpërdrejt nuk mund t’i kontrollojë. Për shembull, ne nuk mundemi drejtpërdrejt të përditësojmë aplikacionet e palës së tretë që ju i instaloni në Windows Store nëse ato kanë ndonjë problem. Por ne mund të ndikojmë kur ato të përditësohen.” (PCWorld Albanian)

Microsoft app

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>