Harduer

Microsoft-i filloi përgatitjen e tabletëve më të vegjël Surface

May 3 2013
0 Shpërndarje
Microsoft-i filloi përgatitjen e tabletëve më të vegjël Surface

surface tabletSipas një raporti Microsoft-i është në përgatitje e sipër të pajisjeve më të vogla Surface.

Gjenerata e dytë e tabletëve Surface mund të lançohet në muajt në vazhdim, ndoshta në konferencën e ardhshme të Build të Microsoft-it në muajin qershor të këtij viti.

Ky lajm është pasues i një raportimi të bërë muajin e kaluar nga Wall Street Journal që pretendonte se kompania po planifikon prodhimin e tabletëve 7 inç.

Sipas raportit, pajisjet e reja Surface do të kenë ekrane me përmasa midis 7 inç dhe 9 inç. Furnizuesit e komponentëve përbërës përfshijnë Samsung Electronics, LG Display, Corning dhe Intel.

Prodhimi këtyre tabletëve të vegjël është shumë i rëndësishëm për Microsoft-in në mënyrë që të ketë mundësi të konkurrojë produktet e ngjashme të kompanive rivale si iPad Mini apo tabletët Android. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>