Biznes

Microsoft i futet në “hise të shitjes” Samsung’ut

Sep 29 2011
0 Shpërndarje
Microsoft i futet në “hise të shitjes” Samsung’ut

Microsoft gjithashtu ka kërkuar edhe nga HTC një përqindje të profitit për secilin celularë me Android që ata shesin. Microsoft, që qëndron sipër disa patentave të shumta që besohet se janë shkelur nga platforma Google Android ka kërkuar që prodhuesit e pajisjeve që shfrytëzojnë këtë sistem operativ të dorëzojnë lekët. 

Në fakt, HTC e Samsung fitojnë më shumë para e do të fitojnë më shumë me Android sesa me Windows Phone 7. Dhe Google nuk është e kënaqur në lidhje me këtë, duke thënë se lëvizjet e Microsoft janë shkatërruese. “Kjo taktikë është e njëjta që kemi parë edhe më parë nga Microsoft. Duke dështuar të qenit të suksesshëm në tregun e celularëve të mençur, ata po shkojnë tutje me masa ligjore për të marr fitimet e të tjerëve, përfitimet dhe avancimet në inovacion. Ne mbesim të fokusuar në ndërtimin e teknologjive të reja dhe në mbështetjen e partnerëve të Android”.

Natyrisht, Microsoft është gjithashtu duke kërkuar të bëjë të njëjtën lëvizje në produktin veçse të blerë nga Google, Motorola por kjo e fundit po vazhdon të jetë jashtë konfliktit. Nëse Motorola, që ka shumë patenta (të mos përmendim Google), çfarë ndodh atëherë?A do të ketë fitues të patentave? Pastaj Samsung shet më shumë pajisje me Android se cilido dhe ata nuk dëshiruan të përziejnë punët me Microsoft, kështu që vetëm mbetet supozim të shihet se çfarë do të bëjë Microsoft. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>