Lajmet

Microsoft-i gjen virus që shënjestron profilet e rrjetit social Facebook

May 13 2013
0 Shpërndarje
Microsoft-i gjen virus që shënjestron profilet e rrjetit social Facebook

Microsoft-i lajmëroi se ka zbuluar një valë të re sulmesh të cilat drejtohen drejt profileve të Facebook-ut. Trojan:JS/Febipos.A, vjen nga një zgjatim i shfletuesit ndaj atyre që përdorin Chrome ose Firefox.

Në një postim në blogun e vet, Microsoft-i thotë se ky zgjatim i shfletuesit u gjet për herë të parë në Brazil. Trojani është i aftë të marrë kontroll të një llogarie të Facebook-ut dhe të publikojë postime të ndryshme, të bëjë “like”, komentojë dhe shumë veprime të tjera.

Trojani vërtet u gjet në Brazil, gjithsesi vështirë se të mund të izolohet vetëm atje. Microsoft-i paralajmëron se ky rrezik mund të ndryshojë shumë gjëra si URL apo edhe faqe në Facebook kur të dojë.

Microsoft-i rekomandon të gjithë përdoruesit e PC-ve të mbajnë programet për sigurinë të përditësuara me qëllim parandalimin e këtyre incidenteve. (PCWorld Albanian)

profil virus  fb

Lajmet e fundit>