Biznes

Microsoft-i hedh poshtë thashethemet për pikë falas në Xbox

Apr 2 2013
0 Shpërndarje
Microsoft-i hedh poshtë thashethemet për pikë falas në Xbox

mashableMicrosoft-i i paralajmëron përdoruesit për disa lajmërime false që pretendojnë se kompania premton “pikë falas për Xbox”.

Ky paralajmërim u postua në faqen zyrtare të kompanisë në Facebook. Këtë javë Microsoft-i po feston ditëlindjen e tij të 38-të, kujtojmë që u krijua më 4 prill të 1975 nga Bill Gates dhe Paul Allen.

“Ju lutemi mos t’iu përgjigjeni këtyre thasheshemeve” thuhej në postimin në Facebook, që kishte mbi 1400 pëlqime. “Nuk do të ketë pikë falas për Xbox, por ne shpresojmë që gjithsesi të festojmë me ju ditëlindjen.”

Microsoft-i gjithashtu ju referua pikëve që mund të blihen nga përdoruesit sa herë ata të shkarkojnë lojërat Xbox Live Arcade.

Kjo nuk ishte shakaja e parë e këtij lloji që u përhap online.

Vitin e kaluar një anëtar i forumeve online për zhbilluesit e video-lojërave Bungie komentoi mbi një thashethem të ngjashëm.

“Mesa duket ekziston një thashethem, që nëse i merr dhe i uron Microsoft-it ditëlindjen, ju mund të merrni 6000 pikë falas nga kompania.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>