Lajmet

Microsoft-i hidhet në gjyq për shkak të ikonave të ndryshueshme

Nov 1 2012
0 Shpërndarje
Microsoft-i hidhet në gjyq për shkak të ikonave të ndryshueshme

Microsoft-i është akuzuar se ka shkelur ligjin për shkak të kopjimit të një mundësie që SurfCast e kishte prezantuar para tij dhe tashmë është duke e përdorur në Windows 8 për PC, tabletë dhe smartfonë.

SurfCast, kompania e bazuar në Portland, Maine, ka ngritur një padi ndaj Microsoft-it të martën dhe i kërkoi që ti paguaj një shumë të pacaktuar të hollash në mënyrë që ti paguaj dëmet që i ka shkaktuar kompanisë.

SurfCast kishte patentuar uebfaqen e saj në vitin 2004, dhe po hedh në gjyq Microsoft-in për përdorimin e ikonave në formë të drejtkëndëshit në ekranin fillestar të versioneve të reja të Windows ku sjell linqe me aplikacionet, uebfaqet, kontaktet dhe elementet tjera.

Microsoft pretendon se është në gjendje të provojë të kundërtën në këtë proces

SurfCast shpjegon se e ka përdorur këtë dizajn që nga viti 1990. Microsoft-i tha se ishte në gjendje që të provonte në gjyq që Surfcast e ka gabim dhe Microsoft po sjell një eksperiencë unike për përdoruesit.

Live-pjesëzat janë rreth gjërave kryesore që vijnë në versionet e reja të Windows, dhe u përdorën së pari në Windows Phone 7. Microsoft për momentin është i vogël në tregun e tabletave dhe smartfonëve, teknologji e cila është rritur në tri vitet e fundit.

Google Android dhe Apple iOS janë sistemet më të përdorura në smartfonë dhe tabletë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>