Lajmet

Microsoft i jep edhe një mundësi Vista-s

Feb 18 2009
0 Shpërndarje
Microsoft i jep edhe një mundësi Vista-s

Gavriella Schuster, drejtoreshë e Menaxhimit të Produkteve të klientëve në Microsoft, thotë se të gjithë përdoruesit e Windows 2000 duhet të kalojnë në Windows Vista.

Për shkak shpenzimeve të larta për ta mbajtur gjallë XP-në si dhe për shkak se Microsoft do ta mbështesë  XP-në vetëm deri në prill, Schuster u ka kërkuar përdoruesve të XP të kalojnë në Vista.

Forrester Research Inc. anketoi 962 IT punonjës për Windows Vista. 30 përqind e të anketuarve thanë se ishin duke kaluar në  Windows Vista, ndërsa 27 përqind thanë se këtë gjë do ta bëjnë deri në vitin 2010.

Lajmet e fundit>