Biznes

Microsoft i jep fund shitjeve me pakicë të Windows 7

Dec 7 2013
0 Shpërndarje
Microsoft i jep fund shitjeve me pakicë të Windows 7

Microsoft i ka dhënë fund qetësisht shitjeve me pakicë të Winndows 7, sipas një njoftimi zyrtar në uebfaqen e vet.

Kompania ka vendosur të mos japë më licenca tek prodhuesit e kompjuterëve, të cilët janë edhe partnerë të kompanisë. Faktikisht, Microsoft-i kishte deklaruar më parë se data 30 tetor 2013 do të ishte dita e fundit.

Praktikat e Microsoft-it, të ndryshuara në vitin 2010, dëshmojnë se kompania nuk do të shesë më një sistem të vjetër operativ (shitjet me pakicë të kompjuterëve) një vit pas pasardhësit të tij. Windows 8 doli në shitje në tetor 2012.

Praktikisht, Windows 7 do të jetë i disponueshëm për t’u blerë online, por prej kësaj date nuk do të prodhohen më kompjuterë me këtë sistem operativ. Kopjet dixhitale shiten edhe për shumë vite. Ndërkohë, ekziston edhe një datë e dytë, e cila do t’i japë fund përfundimisht shitjeve të PC-ve me Windows 7.

Microsoft-i ka bërë një përjashtim për shitjet me pakicë, duke u thënë konsumatorëve që mes afatit të parë dhe të dytë ata mund ta blejnë Windows 7 nga prodhuesit e kompjuterëve.

“Kur softueri me pakicë te arrijë datën e fundit të shitjeve, ai mund të blihet nga prodhuesit e kompjuterëve (ata që kanë prodhuar kompjuterin tuaj) derisa të arrihet data përfundimtare për PC-të me Windows të parainstaluar,” shkruan uebfaqja zyrtare.

Microsoft-i do t’i lejojë prodhuesit e kompjuterëve të shesin PC me versionet e vjetra të Windows-it deri në dy vjet pas daljes së sistemit më të fundit. (PCWorld Albanian)

F0MLffJ

Lajmet e fundit>