Lajmet

Microsoft i ka dhënë qasje PRISM-it në të dhënat e përdoruesve të shërbimeve të veta

Jul 14 2013
0 Shpërndarje
Microsoft i ka dhënë qasje PRISM-it në të dhënat e përdoruesve të shërbimeve të veta

Sipas një raporti në Guardian, kompania Microsoft ka ndihmuar NSA-në të tejkalojë enkriptimet e të dhënave të përdoruesve të shërbimeve të veta.

Edhe përpara se të lëshohej, Microsoft-i dyshohej se kishte ndërmarrë hapa për të siguruar që NSA-ja do të kishte qasje të vazhdueshme tek të dhënat e dërguara përgjatë portalit të vet të ri për dërgim të e-maileve, Outlook.com.

Në një deklaratë, Microsoft-i theksoi që vetëm bashkëpunon me autoritetet kur kërkohet me ligj që të bëhet një gjë e tillë. Deklarata thotë që ndërmarrja nuk ofron qasje përgjatë bordit, por vetëm në rastet individuale.

Kjo, sidoqoftë, kundërshtohet nga informacionet që the Guardian thotë që kanë grumbulluar nga dokumentet e NSA-së. Raporti është bazuar në dokumentet e zbuluara nga Edward Snowden, që më parë punonte për NSA-në. Këto duket të shfaqin që programi monitorues PRISM iu ofronte qasje autoriteteve tek e-mailet e dërguar nga shërbimet e ndërmarrjes Microsoft si Hotmail, Live dhe Outlook.com përpara se të bëhej enkriptimi i të dhënave. Microsoft-i është raportuar po ashtu që ka punuar me FBI-në për ta bërë më të lehtë për organizatën që të ketë qasje tek të dhënat e ruajtura në shërbimin e vet për ngarkesë në cloud, SkyDrive.

Sipas the Guardian, FBI-ja ka vepruar si ndërfaqe mes shërbimeve operative të sigurisë PRISM dhe ndërmarrjeve të IT-së. Dokumentet e NSA-së deklarojnë që grumbulli i të dhënave të zgjeruara të PRISM ishin si rezultat i bashkëpunimit mes FBI-së dhe ndërmarrjes Microsoft.

NSA po ashtu ka lëvduar bashkëpunimin me FBI-në në rastin e dërgimit të gjërave nga Skype. Sipas dokumenteve, Skype iu bashkua PRISM-it në fillim të vitit 2011, përpara se të blihej nga Microsoft-i. Ajo blerje dyshohej të ketë rezultuar në një dyfishim të përpjekjeve për t’i mundësuar PRISM-it qasjen në komunikimet që bëhen me Skype.

Sipas NSA-së, në korrikun e vitit 2012, vëllimi i të dhënave të kapura nga Skype u trefishuan duke ndjekur hyrjen e mundësisë së re të mbikëqyrjes. Kanë qenë disa thashetheme në lidhje me dyert e pasme në Skype të synuara për të mundësuar komunikimet e kapjen e të dhënave të enkriptuara nga shërbimet e sigurisë. Skype gjithmonë i ka mohuar këto raporte.

Në reagimin e vet për the Guardian, Microsoft-i theksoi që është i obliguar për t’iu ofruar autoriteteve mundësinë për të pasur qasje tek ky informacion. Ai po ashtu tha që do të donte që të ishte në gjendje që të ofronte më tepër hollësi për rolin e vet dhe që është duke lobuar për të qenë më të hapur. Sipas dpa-së, bizneset në internet në vazhdimësi kanë mohuar qasjen e drejtpërdrejtë të autoriteteve amerikane në serverët e tyre. Sidoqoftë, Snowden thotë që NSA ishte në gjendje që të kishte qasje edhe në atë informacion. (PCWorld Albanian)

Microsoft

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>