Biznes

Microsoft-i lehtëson blerjen e PC-ve për studentët

Jun 4 2013
0 Shpërndarje
Microsoft-i lehtëson blerjen e PC-ve për studentët

Microsoft-i gjatë ditës së martë lëshoi një program për t’iu mundësuar studentëve një mënyrë më të lehtë për të blerë kompjuterë personalë me sistemin operativ Windows.

Ky program “Chip In” iu mundëson studentëve që të marrin donacione nga familja dhe shokët për blerjen e PC-ve të reja.

Programi funksionon kështu: Një student zgjedh një pajisje të re me Windows në faqen “Chip In”, pastaj krijon një faqe si fushatë dhe e shpërndan atë me shokët dhe familjen, duke iu kërkuar që të ndihmojnë në blerjen e kompjuterit. Microsoft-i kontribuon me 10 për qind për blerjen e PC-së si donacion fillestar.

Kur të arrihet shuma e kërkuar për blerje, studenti merr një kod për ta blerë pajisjen nga MicrosoftStore.com. Edhe pse çdokush mund të zgjedhë një profil për të financuar (prindërit, të afërmit, ose vetë studentët, vetëm një student me e-mail adresën .edu ose me kartën ndërkombëtare të identitetit të studentit (ISIC) mund të marrë kuponin për ta blerë një kompjuter. Në të njëjtin çmim përfshihet po ashtu një abonim katër vjeçar në Office 365 University.

Ky program i sapolajmëruar do të fillojë më 1 shtator. Një zëdhënëse e Microsoft-it kishte thënë për Mashable se kjo qasje është risi për ndërmarrjen dhe industrinë. “Ju mendoni për të gjitha këto blerje të mëdha që ne i bëjmë përgjatë jetëve tona dhe shumë na vijnë si dhurata,” tha Kristina Libby, që është kryetare e relacioneve publike me konsumatorët e Windows-it.

“Kështu, duke përkrahur komunitetin tuaj për të blerë një të mirë të madhe, ne mendojmë që do të bëhet një praktikë shumë më standarde përgjatë tërë industrisë.” Microsoft-i kohë më parë iu kishte dhënë pa pagesë një Xbox 360 studentëve të cilët blejnë një PC të ri me Windows që kushtonte 699 dollarë. (PCWorld Albanian)

microsoft studenta

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>