Harduer

Microsoft-i mund të lëshojë Xboxi-n e ri ne fund të vitit 2013

Dec 2 2012
0 Shpërndarje
Microsoft-i mund të lëshojë Xboxi-n e ri ne fund të vitit 2013

Microsoft do të lëshojë konsolën e vet të ardhshme Xbox, sipas një raporti nga Bloomberg, në fund të vitit 2013. Raporti citon “persona të njohur me planet e ndërmarrjes”.

Microsoft-i nuk ka vendosur kur të lajmërojë konsolën e vet të ardhshme, thonë burimet, por lëshimi i madh mund të ndodhë gjatë shfaqjes tregtare E3 në qershor ose në një ngjarje të ndarë lëshimi.

Raporti i Bloomberg nuk kishte ndonjë hollësi për vetë konsolën, por zbuloi dokumentet planifikuese dhe burime të tjera që tregojnë për një lëshues Blu-ray, transmetim DVR, një version më të saktë të pajisjes Kinect dhe natyrisht shtytja e rritur në fuqinë dhe memorien përpunuese.

Microsoft-i madje mund të jetë duke planifikuar për shtim të syzeve për të përmbushur konsolën, që do të funksiononte në varg me Kinectin me përvojën si të Holodeck.

Ka pasur po ashtu biseda të një “Xbox Mini”, i përqendruar në lojëra të rastit dhe mediat transmetuese për të garuar me kutitë më të lira si Apple TV dhe Roku. Një lëshim i vonshëm në vitin 2013 nuk do të ishte befasi, duke qenë në dijeni për shitjet e shumta të cilat ka konsola.

Xbox 360 kishte një “Black Friday” të fuqishëm me më tepër se 750,000 konsola të shitura vetëm në Shtetet e Bashkuara, por kjo ka gjasë të jetë vetëm një shtytje e përkohshme në prag të pakove për fundvit të cilat po i ofron Microsoft. (Në fakt, shitjet në Black Friday-in e ndërmarrjes Microsoft në vitin 2011 ishin për rreth 210,000 njësi më mirë.)

Microsoft mund të mos lejojë që të shkojë edhe ndonjë fundvit pa ndonjë harduer të ri, veçanërisht nëse Wii U i Nintendos fiton shtytje në vitin e ardhshëm. (PC World Albanian)

Tags >

xbox
Lajmet e fundit>