Biznes

Microsoft-i mund të ulë çmimet e tabletëve Surface RT

Jul 12 2013
0 Shpërndarje
Microsoft-i mund të ulë çmimet e tabletëve Surface RT

microsoft   surfaceSipas një raporti nga The Verge, që citon burime anonime, Microsoft-i thotë që planifikon të ofrojë tabletin Surface RT me ulje të çmimit.

Microsoft-i nuk ka pranuar të komentojë në lidhje me këtë. Deri javën e ardhshme, Microsoft planifikon që të ulë çmimet për secilin nga modelet e veta të Surface RT për 150 dollarë, duke i sjell pajisjet në një varg të çmimeve që shkojnë mes 350-450 dollarë pa një tastierë të ndjeshme në prekje dhe 450-550 dollarë me një të tillë.

Zbritjet do të mund të paralajmëronin edhe mundësinë e ardhjes së një gjenerate të re të pajisjes. Kjo vjen disa javë pasi Microsoft-i uli çmimin e një versioni të tabletit për shkolla dhe universitete për dy muaj gjatë kësaj vere.

Sipas atij programi, Surface RT pa tastierë shiteshin me çmim prej 199 dollarë. Përpara kësaj, Microsoft-i ishte duke ofruar zbritje në pajisjet Surface RT dhe Surface Pro për pjesëmarrësit në konferencat e veta. (PC World Albanian)

Tags >

Surface
Lajmet e fundit>