Lajmet

Microsoft-i ofron për studentët abonim 3 mujor falas të “Office 365”

Mar 12 2013
0 Shpërndarje
Microsoft-i ofron për studentët abonim 3 mujor falas të “Office 365”

Office studentMicrosoft-i ka vënë në dispozicion një ofertë për studentët e universiteteve për të provuar Office 365.

Duke nisur që dje të gjithë studentët që kanë një adresë e-mail me .edu mund të regjistrohen për të përfituar 3 muaj falas përdorimi të Office 365 University si dhe 20 GB hapësirë shtesë për memorien e tyre on line në SkyDrive.

Licenca me afat 4-vjeçar për këtë produkt të përshtatur për studentët dhe mësuesit kushton 79.99 $ dhe funksionon mirë për dy kompjuterë PC ose Mac.

Paketa arsimore përfshin të njëjtat aplikacione që ka dhe Office 365 Home Premium, përfshin 20 GB memorie SkyDrive dhe 60 minuta/muaj për telefonatat në Skype.

Microsoft-i ka publikuar gjithashtu disa video ku shpjegon si mund të përdoren Office 365 dhe SkyDrive së bashku nga një individ ose nga një grup i caktuar.

Fillimisht licenca e Office 2013 ishte e kufizuar për përdorim vetëm në një kompjuter, por pas ankesave të përdoruesve Microsoft-i vendosi të lejojë transferimin e licencës edhe në kompjuterët e tjerë njëherë në 90 ditë.

Lajmet e fundit>