Lajmet

Microsoft-i përditëson Windows Phone 8, por nuk jep detaje

Dec 13 2012
0 Shpërndarje
Microsoft-i përditëson Windows Phone 8, por nuk jep detaje

Microsoft-i ka filluar shpërndarjen e një përditësimi për Windows Phone 8 që ofron rritje performance në drejtim të paspecifikuar.

Disa klientë thonë se përfshin një rregullim për reboot-s të rastit dhe përmirësim të Wi-Fi. Një zëdhënëse e Microsoft-it tha të martën se “Microsoft-i nuk do të ndalej në detaje për sa i përket specifikimeve të përmirësimëve.”

Ajo gjithashtu shtoi se Microsoft-i po bashkëpunon me partnerë hardwer-ikë për testimin e këtij përditësimi.

Madje disa përdoruesve u është shpërndarë për përdorim. Sipas përdoruesve dhe Windows Phone Central, përditësiimi i quajtur Portico që kërkon 8 minuta kohë për t’u shkarkuar, lejon lidhje interneti wireless LAN që punon edhe nëse ekrani i telefonit fiket.

Gjithashtu refuzon një telefonatë duke dërguar automatikisht një sms me version të gatshëm. Të jep mundësinë e ruajtjes dhe aksesimit të SMS-ve draft. Por është vënë re se përmban dhe opsionin “zgjidh të gjitha” për mesazhet.

Varianti ndërkombëtar i përditësimit nuk është konfirmuar ende. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>