Lajmet

Microsoft-i pranon që ka vrima të paarnuara në IE6, IE7 dhe IE8

Dec 31 2012
0 Shpërndarje
Microsoft-i pranon që ka vrima të paarnuara në IE6, IE7 dhe IE8

Microsoft-i gjatë ditës së shtunë konfirmoi që Internet Explorer (IE) 6, 7 dhe 8 përmbajnë një vrimë të paarnuar, ose dobësi të “ditës zero”, që është duke u përdorur nga sulmuesit për të rrëmbyer kompjuterët e “viktimave” me Windows.

Ndërmarrja është “duke punuar përreth orës” në një arnim, thonë inxhinierët e saj. Ata tashmë kanë lëshuar një punë paraprake që do të mbrojë konsumatorët e prekur të IE-së derisa të jetë gati përditësimi.

Në një këshillë për siguri të bërë më 29 dhjetor, Microsoft-i pranoi që sulmet janë duke u bërë. “Microsoft-i është në dijeni për sulmet e synuara që përpiqen të shfrytëzojnë këtë dobësi përgjatë Internet Explorer 8,” – deklarohet në lajmërim.

Versionet më të reja të IE-së, duke përfshirë IE9 e 2011-ës dhe IE10 të këtij viti nuk janë të prekura, tha Microsoft-i. Kjo ndërmarrje kërkoi që nëse është e mundshme të bëhet përditësimi.

Sipas shumë ndërmarrjeve të sigurisë, dobësia ishte përdorur nga hakerët për të shfrytëzuar PC-të me Windows, poseduesit e të cilëve vizituan uebfaqen e Këshillit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare (CFR), që është me zyra në Nju Jork dhe Uashington. (PC World Albanian)

Internet Explorer

Lajmet e fundit>