Lajmet

Microsoft i propozon Berishës që Shqipëria të bëhet pjesë e “YouthSpark”

Mar 2 2013
0 Shpërndarje
Microsoft i propozon Berishës që Shqipëria të bëhet pjesë e “YouthSpark”

YouthSpark Microsoft

Drejtori i Përgjithshëm i Microsoft Europe, Jan Muehlfeit, shprehu dëshirën për vijimin bashkëpunimit me qeverinë shqiptare në kuadër të Marrëveshjes së Partneritetit Strategjik, si dhe për mbështetjen që qeveria shqiptare ka dhënë ndaj Microsoft në realizimin me sukses të shumë projekteve të rëndësishme për zhvillimin e teknologjisë në vend, një prej të cilëve është ngritja e qendrës së Inovacionit ProTIK.

Gjatë një takimi me kryeministrin Berisha, Muehlfeit konsideroi si një arritje për qeverinë shqiptare zhvillimin e shërbimeve të hostuara (cloud computing), si dhe ndërtimin e Qëndrës së të dhënave qeveritare.

Muehlfeit i propozoi Kryeministrit Berisha përfshirjen e Shqipërisë në iniciativën globale “YouthSpark”, e ndërmarrë nga Microsoft, e cila synon punësimin e 300 milion YOUTH PARK Microsoftnjerëzve në të gjithë botën nëpërmjet ICT, duke i dhënë në këtë mënyrë, një mundësi më shumë të rinjve shqiptarë për tu punësuar nëpërmjet teknologjisë.

Nga ana e tij, kryeministri Berisha e falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm të Microsoft Europe për ndihmën dhe konsulencën që gjiganti i teknologjisë ka dhënë.

Kryeministri theksoi se qeveria shqiptare mbetet e angazhuar për zgjerimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen, si dhe për zhvillimin e axhendës dixhitale në Shqipëri. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>