Harduer

Microsoft i “reciton” poema Surface Pro 3, teksa e krahason me MacBook Air

Nov 18 2014
0 Shpërndarje
Microsoft i “reciton” poema Surface Pro 3, teksa e krahason me MacBook Air

microsoft-surface-pro-3-vs-macbook-air-adKompania Microsoft dëshiron që ju të blini një Surface Pro 3 në vend të një Apple MacBook Air, dhe tashmë ka bërë lëvizjen e saj pak përpara festave të fund vitit. Video me titull “Surface Pro 3 – Winter Wonderland” lëshuar ditën e dielë, zbulon atë që Microsoft e quan tableti me karakteristikat më kompetitive në treg.

Microsoft qartësisht e shikon MacBook Air si një rival kyç të tabletit të tij Surface. Në këtë video reklamë, Microsoft shpjegon disa nga veçoritë e Surface Pro 3, përfshi edhe ndezjen apo përdorimin e tabletit me anë të lapsit. Gjithashtu, ekrani i tij me prekje, aftësia për të punuar me ose pa një tastierë dhe përfshirja e një porte USB, konsiderohen si avantazhe të një tableti. Reklama përfundon më një citim: “Tableti që është i aftë të zëvendësojë laptopin tuaj”.

Kjo nuk është hera e parë që Microsoft “sfidon” MacBook Air në një reklamë. Në muajin gusht, Microsoft vendosi Surface përball MacBook Air në një seri prej tre reklamash ku fillimisht krahasoi veçoritë e tyre kyçe, më pas ekranin me prekje i Surface Pro 3 si dhe në fund aftësitë për një ndezje të shpejtë të Surface.

Qëllimi i këtyre reklamave është se Microsoft e shikon Surface Pro 3 si një pajisje më të dobishme sesa MacBook Air, sepse mund të jetë njëkohësisht tablet dhe laptop. Shumë njerëz mund të jenë blerë nga kjo reklamë. Për tre mujorin e parë i cili përfundoi në 30 shtator, Microsoft tha se tableti i ri ka rritur shitjet e Surface në 908 milion dollarë, një rritje me 127 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një vit më parë. Por as MacBook Air nuk qëndron pas në shitje.

Me një treg të përgjumur të kompjuterëve personal (PC), Apple vazhdon të shënojë rezultate të mira me linjën e saj të MacBook. Nga raportet financiare që vijnë nga kompania, citohet se njësitë Mac kanë tejkaluar biznesin e iPad-eve si sektori i dytë më fitimprurës brenda kompanisë pas iPhone. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>