Lajmet

Microsoft-i rregullon problemet me Hotmail dhe SkyDrive

Mar 14 2013
0 Shpërndarje
Microsoft-i rregullon problemet me Hotmail dhe SkyDrive

microsoftPër shkak të planit të ndërmarrjes Microsoft për shndërrim të shërbimit Hotmail në Outlook.com, gjatë ditës së martë ishte pranuar nga vetë ndërmarrja se kishte ndërprerje të gatishmërisë së shërbimit për të qenë në dispozicion për përdoruesit.

Ndërkohë ndërmarrja gjatë të mërkurës pohoi që tashmë e ka rregulluar këtë çështje. Probleme nuk kishte pasur vetëm me Hotmail.

Edhe shërbimi për ngarkesë, SkyDrive kishte pasur probleme për disa orë, duke ndikuar në mundësinë e njerëzve për shtuar, ndryshuar dhe larguar skedarë, ose për të publikuar përmbajtje me Windows Photo Gallery.

Kjo gjithashtu është rregulluar, sipas kompanisë Microsoft. Një zëdhënëse e ndërmarrjes Microsoft pranoi për ndërprerjet e Outlook.com dhe Hotmail dhe tha kërkoi falje për problemin.

Nuk është përmendur se sa njerëz ishin prekur, ndërsa këtu paraqiten vetëm problemet që kanë prekur një numër të madh të konsumatorëve. (PCWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>