Harduer

Microsoft-i rrit mundësitë e shkollave për të adaptuar lehtësisht Kinect për Windows

Mar 13 2013
0 Shpërndarje
Microsoft-i rrit mundësitë e shkollave për të adaptuar lehtësisht Kinect për Windows

Microsoft-i ka rritur numrin e tregtarëve që mund të shesin Kinect për pajisjet Windows në institucionet akademike.

Kinect, i lançuar për platformën e Xbox, ishte një bum për Microsoft-in, duke u bërë pajisja më e madhe elektronike për shitjen ndaj konsumatorëve e të gjitha kohërave, ndërsa lançimi i Kinect për Windows nuk pati atë impakt. Ishte një veprim i arsyeshëm duke qenë se Kinect për Windows mbetet një platformë zhvilluese.

Kinect për Windows , është shumë i mirë aq më tepër që ka qëllimin të shtohen edhe funksione të zërit dhe të kontrollit të lëvizjes të kompjuterit. Microsoft-i lajmëroi rritjen e mundësisë për të zvogëluar sensorët e Kinect për Windows në universitete.

Realisht Microsoft-i ka zgjeruar disponueshmërinër për çmimet akademike nëpërmjet “Shitësit të Autorizuar Edukativ të Microsoft-it.” Një Kinect për pajisjet e Windows do të kushtojë 200 $ në Amazon.

Ndërsa shkollat mund ta marrin me 150 $ . Kinect për Windows nuk i është dhënë shumë rëndësi nga Microsoft-i. Kjo mbase për shkak të versionit të përpunuar te pajisjet në marveshje me konsolën e ardhshme të Xbox.

Sony prezanton zyrtarisht PlayStation 4

Gjithashtu tendenca e kompanisë drejt fokusit të kompjuterëve personalë mund të ketë lënë në hije veçoritë e Kinect dhe kjo duket si çështje përparësie. (PCWorld Albanian)

kinect

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>