Harduer

Microsoft-i synon të fillojë prodhimin e tabletit Surface 7 inç

Apr 12 2013
0 Shpërndarje
Microsoft-i synon të fillojë prodhimin e tabletit Surface 7 inç

surfaceSipas një raporti nga Gazeta Wall Street Journal, Microsoft-i planifikon të fillojë prodhimin e tabletit të tij Surface 7 inç.

Tableti i ri 7 inç mund të lançohet nga fundi i këtij viti, por asnjë detaj tjetër nuk është dhënë mbi pajisjen.

Microsoft-i po ndërton një version më të vogël të Surface, ku pajisja origjinale është 10.6 inç, dhe është pak e çuditshme kjo prurje duke menduar që edhe Apple, Google dhe Samsung zakonisht i sjellin në formatin e origjinal.

Për më shumë, Microsoft-i ka ndryshuar kohët e fundit politikat e Windoës 8 lidhur me rezolucionin e ekranit dhe sistemi operativ tani lejon ekrane tabletësh me rezolucion edhe më të vogël.

Sipas raportit gjithashtu thuhej që Microsoft po ndërton një telefon të ri, që aktualisht është në fazën e testimeve. (PCWorld Albanian)

Tags >

Surface
Lajmet e fundit>