Lajmet

Microsoft-i ul çmimet për shërbimin e tij në “re” (cloud)

Apr 17 2013
0 Shpërndarje
Microsoft-i ul çmimet për shërbimin e tij në “re” (cloud)

Kompania Microsoft ka deklaruar se po ul çmimet për shërbimin e tij në “re” (cloud) Windows Azure sepse po përpiqet të konkurrojë të njëjtin shërbim aktual të Amazon.

Kompjuterët e Microsoft-it që punojnë me Linux dhe Windows Server, makina virtuale në Windows Azure janë tani në treg.

Edhe pse Microsoft-i po teston shërbimin midis konsumatorëve gjatë viteve të fundit, më në fund po futet në konkurrim me shërbimet e infrastrukturës Windows Azure , që iu mundëson përdoruesve të lëvizin aplikacionet drejt teknologjisë “re” (cloud) .

Me shërbimin e të dhënave online nga Amazon, Google dhe të tjerë përbëjnë një kërcënim serioz për biznesin tradicional të Microsoft-it të shitjes së paketave softuerike dhe serverëve.

“Lajmërimi ynë i sotëm ishte një hap i rëndësishëm në strategjinë tonë të teknologjisë në “ re”, që ka influencuar direkt konsumatorët dhe partnerët në gjithë botën,” tha Bill Hilf i Microsoft-it në një deklaratë.

“Konsumatorët më kanë thënë se ata nuk duan të zgjedhin midis një çmimi të ulët dhe një performance të mirë: ata duan edhe një çmim të ulët edhe një performancë,” tha Hilf. “Prandaj ne sot po bëjmë një betim për të arritur nivelin e çmimeve të shërbimeve të Amazon dhe me cilësinë e tyre.”

Microsoft-i ka shtuar në memorie në makinën virtuale për të përballuar mbingarkimin e punës dhe programe të reja si SQL Server, SharePoint, BizTalk Server edhe Dynamics NAV etj.

Kompania tha se aktualisht ka më shumë se 200,000 mijë konsumatorë të Windows Azure nga kompanitë e telekomunikacionit të General Motors. (PCWorld Albanian)

cloude

Lajmet e fundit>