Lajmet

Microsoft implementon elementët e parë të Dizajnit Fluent

Jul 17 2017
0 Shpërndarje
Dizajni do të implementohet gradualisht ndërsa Microsoft përditëson aplikacionet dhe zhvilluesit janë ata që duhet të adoptojnë mjetet e reja për ta bërë realitet. Microsoft implementon elementët e parë të Dizajnit Fluent Photo Source: Microsoft

Përpara Përditësimit të dytë të Krijuesve të Windows 10-ës, Microsoft vijoi me rafinimin e disa prej elementëve kryesore të “Fluent Design” në desktop.

Sistemi Fluent Design, prezantuar në konferencën e zhvilluesve Microsoft Build, është sistemi i ri i dizajnit të Windows dhe përgjigja ndaj Google Material Design në aplikacionet Android.

Fluent Design do të jetë në zemër të aplikacionet të Microsoft në Android dhe iOS ndërsa elementët e parë do të debutojnë në e radhës madhor të Windows 7-ës.

Dizajni do të implementohet gradualisht ndërsa Microsoft përditëson aplikacionet dhe zhvilluesit janë ata që duhet të adoptojnë mjetet e reja për ta bërë realitet.

Mjetet e reja janë “Acrylic Material” i cili u jep një thellësi dizajnit të aplikacioneve, “Connected Animation” i cili krijojnë skema gjatë ndërrimit të aplikacioneve ndërsa Parallax krijon efekte 3D.

Së fundi “Reveal” ofron një efekt shkëlqyes për të tërhequr vëmendjen e elementëve interaktivë të aplikacionit.

Gjatë konferencës Build Microsoft ofroi një pamje paraprake të dizajnit të ri ku shfaqeshin aplikacionet e ridizajnuara si Mail, Calendar, Contacts dhe Clock. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>