Lajmet

Microsoft implementon ndryshime radikale në sistemin e përditësimeve të Windows 10-tës

Dec 5 2016
0 Shpërndarje
Microsoft implementon ndryshime radikale në sistemin e përditësimeve të Windows 10-tës

20160224-stock-mwc-microsoft-windows-10-signs-100647702-orig-100696872-largeMicrosoft në heshtje të plotë njoftoi ditën e Premte një pauzë të ndërtimeve eksperimentale të Windows 10-tës.

Nuk dihet sesa do të zgjasë kjo periudhë përgjatë së cilës përdoruesit nuk do të marrin asnjë ndërtim të ri, por besohet se arsyeja e vërtetë është lehtësimin e procesit të përditësimeve.

Ndërtimet eksperimentale do jenë “pushim” përsa kohë Microsoft ti transferojë ato në Platformën e Unifikuar të Përditësimeve (UUP.)

Ky migrim do t thotë se përditësimet të ashtuquajtura “delta” në të ardhmen do të jenë thjesht kod dhe jo një përditësim i tërë.

Microsoft thotë se falë platformës së re, madhësia e përditësimeve do të reduktohet më 35%. Përditësimet delta janë ndryshimi madhor i platformës UUP megjithatë metoda e re e përditësimeve do rezultojë në një efikasitet më të lartë të kontrollit të përditësimeve.

Gjithashtu pritet që përditësimet të kenë më pak impakt në performancën e sistemit, kryesisht tek paisjet mobile gjatë procesit të përditësimit në sfond. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>