Lajmet

Microsoft implementon stilin e Apple për rezultatet e kërkimit në Windows 10

Nov 21 2017
0 Shpërndarje
Pamja e re zëvendëson ndërfaqen e Cortana dhe tregon se Microsoft po përmirëson kërkimin me anë të tastierës. Microsoft implementon stilin e Apple për rezultatet e kërkimit në Windows 10

Microsoft ka nisur eksperimentimet me kërkimin në Windows 10 i cili pluskon mbi ekran.

Ndërfaqja e re është pjesë e ndërtimit eksperimental 17040 të Windows 10-ës publikuar javën e kaluar.

Pamja e re zëvendëson ndërfaqen e Cortana dhe tregon se Microsoft po përmirëson kërkimin me anë të tastierës. Ky detaj u zbulua nga blogun Italian Aggiornamenti Lumia.

Një shirit kërkimi pluskues përmban të njëjtat rezultate që gjeni në Menunë Start nga Cortana. Ai mund të aktivizohet duke shtypur Windows+S në tastierë dhe ngjason se tepërmi me macOS Spotlight.

Alfred for Mac dhe Wox for Windows janë dy alternativa të cilat integrojnë rezultatet e kërkimit në internet në sistemet operative respektive.

Nëse Microsoft implementon këto kërkime të avancuara, ndërfaqja e kërkimit e re e kërkimit do të rezultonte mjaft e dobishme për krijuesit të cilët do të ishin më produktiv. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>