Lajmet

Microsoft informon policinë për personin që mbante në OneDrive materiale pornografike të fëmijëve

Aug 8 2014
0 Shpërndarje
Microsoft informon policinë për personin që mbante në OneDrive materiale pornografike të fëmijëve

_76787893_e9d68f82-21af-4d96-a817-a09f78a32a8fGoogle nuk është kompania e vetme që skanon e-mailet për pornografi të fëmijëve. Gjiganti softuerik Microsoft së fundi iu dha informacione policëve për një person në Pensilvani i cili është arrestuar dhe akuzuar për pranim dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve përgjatë llogarisë së tij në OneDrive. Arrestimi vjen vetëm pak ditë pasi lajmi për bashkëpunimin e Google-it me policinë u raportua, që rezultoi me marrjen nën kujdestari të një 41 vjeçari për posedim të pornografisë së fëmijëve.

Është jo befasuese që Microsoft iu jep informacione policëve. Regjistrat e gjykatave vitin e kaluar treguan që kompania bëri një informim të tillë për t’i njoftuar autoritetet për pornografinë e fëmijëve në një llogari në OneDrive. Microsoft skanon e-mailet dhe ngarkesat në cloud duke përdorur teknologjinë e vet PhotoDNA që llogarit një “hash” matematik për një fotografi për abuzime seksuale të fëmijëve që ia mundësojnë kësaj kompanie që të njohë automatikisht fotografitë edhe kur ato ndryshohen. Google, Twitter dhe Facebook përdorin teknologjinë PhotoDNA të Microsoft-it, që i ndihmojnë në ndërtimin e një baze të jashtëligjshme të dhënash, të përbërë nga fotografitë.

Për dallim nga Google, skanimi i e-maileve nga Microsoft nuk rezulton në dërgim të reklamave si rezultat i fjalëkalimeve në porosi. Google ka treguar që skanimi për aktivitetet e jashtëligjshme është i kufizuar në mënyrë rigoroze vetëm për pornografinë e fëmijëve. Avokatët e privatësisë ende kanë shqetësime në lidhje me skanimin e e-maileve, në veçanti kur ka të bëjë me reklamat dhe shpërndarjen e informacioneve private. Në të dy rastet theksohet që shërbimet online deri tani janë larg të qenit private, edhe nëse një sistem i skanimit të pornografisë së fëmijëve shihet si një domosdoshmëri dhe zgjidhje e mirëpritur që prodhon rezultate. (PCWorld Albanian)

 

Lajmet e fundit>