Lajmet

Microsoft integron Cortanan në Skype

Oct 10 2017
0 Shpërndarje
Gjithashtu mund të filloni një bisedë private me Cortana si një mënyrë për të ndërvepruar me asistentin në mënyrë direkte. Microsoft integron Cortanan në Skype Photo Source: Engadget

Microsoft ditën e sotme lançoi Cortana në Skype, që do të thotë se asistenti virtual i gjigandit të softuerit do ju ndërprerë bisedat jo pak herë.

Cortana do të jetë i disponueshëm në Android dhe iOS por Microsoft thotë se debutimit do të jetë gradual fillimisht me SHBA-të e më pas me vendet e tjera të botës.

Integrimi i Cortana në Skype ishte lajmëruar një vit e gjysmë më parë por ende nuk është bërë e qartë pse është vonuar kaq shumë.

Implementimi është thuajse identik me atë që kemi parë Facebook të bëjë me asistentin M në Messenger dhe Google me Allo.

Ndërsa bisedoni me miqtë tuaj, në një moment të caktuar Cortana aktivizohet dhe ju sugjeron diçka të dobishme siç është krijimi i një përkujtuesi apo kërkimi i restoranteve.

Gjithashtu mund të filloni një bisedë private me Cortana si një mënyrë për të ndërvepruar me asistentin në mënyrë direkte.

Cortana në Skype u paralajmërua atëherë kur bota e teknologjisë po përpiqej të binte të gjithë se botët e komunikimit ishin inovacioni i radhës. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>