Lajmet

Microsoft integron OneDrive për Biznese me aplikacionet për platformat mobile

Aug 30 2014
0 Shpërndarje
Microsoft integron OneDrive për Biznese me aplikacionet për platformat mobile

OneDriveMicrosoft gjatë të enjtes lajmëroi përditësimet për aplikacionet e veta OneDrive për Android, iOS dhe Windows Phone. Ndryshimet më të mëdha janë duke u bërë në platformën mobile të Google, por përdoruesit e dy platformave të tjera janë po ashtu duke marrë përmirësime të dukshme.

Para të gjithave, Microsoft është duke planifikuar që të bashkojë përfundimisht OneDrive dhe OneDrive for Business. Në ditët e SkyDrive, ky aplikacion i biznesit ishte i njohur si SkyDrive Pro dhe në vend se ta merrte mundësinë që të bashkonte dyshen kur u bë ndryshimi i brendit, Microsoft tani e bën këtë gjë pas kaq muajsh që kur u ndryshua brendi.

Android

Android është duke e marrë i pari tretmanin: aplikacioni OneDrive tani ju mundëson që të menaxhoni skedarët e juaj personalë dhe të punës. Siç thotë Microsoft-i: “Ky është shembulli i parë se si ne jemi duke e krijuar një përvojë të vetme, të unifikuar të OneDrive që në mënyrë të thellë i adreson çfarë nevoja kanë njerëzit, bizneset dhe menaxherët e IT-së.”

onedrive_android_integration-730x432Ju mund t’iu qaseni fotografive personale dhe prezantimeve për biznese (natyrisht, mund t’i mbani ndaras), të shpërndani përmbajtjen me familjen, bashkëpunëtorët, ose me të dyja palët dhe të gjitha këto nga një aplikacion i vetëm. Microsoft premton që OneDrive e bën të qartë në cilët skedarë jeni duke u qasur, kështu që nuk keni nevojë të shqetësoheni për ruajtjen e fotografive në llogarinë tuaj të punës, ose për ta shpërndarjen e një dokumenti kritik me nënën tuaj.

Pastaj, aplikacioni për Android tani mbështet vendosjen e një PIN-i. Ju mund ta formoni një kod prej katër shifrash për qasje të kufizuar në aplikacion dhe në skedarët e juaj. Përmirësimet e tjera përfshijnë shpejtësinë e ruajtjes së fotografive nga kamera dhe rregullimet rreth besueshmërisë, si dhe mundësia për të hapur drejtpërdrejt skedarët e OneDrive nga aplikacionet e tjera.

iOS

iOS1iOS ka pranuar një përvojë të re të kërkimit: vetëm tërhiqeni gishtin poshtë për ta zbuluar një kuti të kërkimit. Nuk ka rëndësi se në cilën pjesë të aplikacionit ndodheni, pasi ju në shpejtësi mund ta gjeni një skedar ose folder të posaçëm. Po ashtu, pamja e të gjitha fotografive është sjellë nga aplikacioni për ueb. Ai ju mundëson që të shihni të gjitha fotografitë e juaja nga llogaria juaj në OneDrive të cilat janë të

grupuara dhe të organizuara në formë kronologjike. Kjo përfshin edhe videot dhe mund të jetë pak befasuese që Microsoft është duke e bërë një lloj të tillë të pështjellimit.

Windows Phone

WPPlatforma e vetë Microsoft-it është duke marrë më së paku dashuri me rastin e përditësimeve të reja. Janë bërë “një numër i arnimeve të vrimave” dhe është shtuar mundësia për t’iu qasur koshit të gjërave të fshira në OneDrive. Kështu ju mund të riktheni skedarët dhe folderët e fshirë aksidentalisht.

Microsoft nuk zbuloi se çfarë do të vijë tani, përveç integrimit të OneDrive for Business për iOS dhe Windows Phone. Sidoqoftë, e dimë që disa përditësime për aplikacionet OneDrive janë planifikuar që të vijnë gjatë muajve të ardhshëm. Shkarkoni for Android | iOS | Windows Phone (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>