Harduer

Microsoft investon 700 milionë dollarë në Qendrën e të Dhënave në Iova

Jun 24 2013
0 Shpërndarje
Microsoft investon 700 milionë dollarë në Qendrën e të Dhënave në Iova

Ndërmarrja misterioze prapa qendrës së të dhënave “Project Mountain” me vlerë 700 milionë dollarë në Des Moines, Iova, më në fund ka një emër. Dhe nuk është Apple ose Amazon, por është Microsoft.

Gjatë të premtes, Bordi i Autoritetit për Zhvillim të Ekonomisë së Iovas aprovoi 20 milionë dollarë në nxitjen në taksa-krediti për Microsoft, që planifikon të japë qindra miliona dollarë në një qendër me të dhëna në Des Moinesin Perëndimor.

Sipas dokumenteve shtetërore, investimi i përgjithshëm i Microsoft do të jetë 677.6 milionë dollarë dhe me gjasë do të përdoret për të zgjeruar qendrën ekzistuese me të dhëna në regjion.

Qëllimi, sipas Christian Belady, që është menaxheri i përgjithshëm i shërbimeve për qendra të të dhënave të Microsoft është: “Mbështetja e kërkesës në rritje për shërbimet cloud të Microsoft.”

Microsoft është gjigandi më i fundit teknologjik që ka zgjedhur Iovan si nikoqir i ambicieve të veta për qendra të të dhënave. Më herët gjatë këtij viti, Facebook lajmëroi planet për të ndërtuar një fermë serverësh prej 300 milionë dollarësh. Dhe vitin e kaluar, Google tha që do të investonte edhe 400 milionë dollarë në qendrën e vet me të dhëna në Council Bluffs. (PCWorld Albanian)

microsoft

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>