Lajmet

Microsoft iu dhuron “entuziastëve” të Windows Phone 20 GB hapësirë ruajtëse në SkyDrive

Dec 22 2013
0 Shpërndarje
Microsoft iu dhuron “entuziastëve” të Windows Phone 20 GB hapësirë ruajtëse në SkyDrive

nokia-4-650x0Është sezoni i festave dhe dhuratave, prandaj Microsoft ka vendosur t’ju ofrojë përdoruesve të Windows Phone 20 GB hapësirë shtesë në platformën e ruajtjes në cloud SkyDrive.

Sipas marrëveshjes së vendosur, deri më 31 janar do të shtohen 20 GB ndaj hapësirës ruajtëse që përdoruesi disponon aktualisht. Marrëveshja është vënë re fillimisht nga përdoruesit e Windows Phone të cilët kanë marrë një e-mail zyrtar nga Microsoft-i.

Në mesazh shkruhej: “Për të treguar vlerësimin tonë ndaj klientëve të Windows Phone ne po ofrojmë pa pagesë një hapësirë shtesë prej 20 GB në SkyDrive për 1 vit. Këto GB do të shtohen ndaj hapësirës ekzistuese pa pagesë prej 7GB.”

Në qoftë se jeni një përdorues i Windows Phone atëherë kontrolloni postën tuaj elektronike. Komunikimi i referohet “përdoruesve entuziastë të Windows Phone” prandaj mund të mos i dërgohet kujtdo që disponon një pajisje Windows Phone.

Skydrive është një produkt shumë i rëndësishëm për Microsoft-in që është në përpjekje e sipër për unifikimin e strategjisë midis kompjuterëve, smartfonëve dhe platformave të lojërave.

Konkurrenca midis ekosistemeve ka bërë që tashmë të luftohet në disa fronte: muzikë, aplikacione, hapësirë memorie, video, harta, foto, asistentë personalë etj…Edhe diferencat më të vogla mund të ndikojnë që konsumatorët të kalojnë nga njëra platformë në tjetrën.

Google Drive, Dropbox, iCloud, Box etj…po përpiqen që të fitojnë të drejtat për të ruajtur dokumentet e përdoruesve në cloud prandaj tek asnjëra prej tyre nuk vihet re mungesë shërbimesh.

Kjo nuk është dhurata e vetme që Microsoft-i po ofron këtë sezon pushimesh. Kompania po dhuron gjithashtu 200 GB hapësirë ruajtëse ndaj kujtdo që blen një tablet Surface 2 ose Surface 2 Pro gjatë Krishtlindjeve. Kjo ofertë zgjat dy vjet dhe detajet mbi të mund t’i lexoni në uebfaqen e Microsoft-it. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>