Lajmet

Microsoft i jep fund mbështetjes për versionin e parë të Windows 10-ës

May 11 2017
0 Shpërndarje
Të gjitha edicionet e sistemit operativ Home, Education, Pro dhe Enterprise do të preken nga ky ndryshim. Megjithatë shumica e përdoruesve nuk e përdorin më këtë versione. Microsoft i jep fund mbështetjes për versionin e parë të Windows 10-ës Photo Source: Microsoft

Mbështetja e Microsoft për Windows 10-ën e parë përfundoi ditën e sotme. Bëhet fjalë për versionin origjinal të sistemit operativ publikuar në Korrik të 2015-ës me numër 1507.

Të gjitha edicionet e sistemit operativ Home, Education, Pro dhe Enterprise do të preken nga ky ndryshim. Megjithatë shumica e përdoruesve nuk përdorin më këto versione.

Windows 10-ta si një shërbim është ndërtuar me një filozofi tjetër nga paraardhësit. Sistemi operativ përditësohet vazhdimisht me veçori të reja.

Microsoft ka publikuar tre të tilla të cilat njihen ndryshe si përditësime madhore: Përditësimi i Nëntorit (versioni 1511), Përditësimi i Përvjetorit (versioni 1607), dhe Përditësimi i Krijuesve (versioni 1703).

Ju mund të kontrolloni versionin e instaluar duke shkruar winver në kutinë e kërkimit në taskbar dhe klikuar Enter. Do tu hapet një kuti informacioni i cili tregon versionin e Windows 10-ës që keni instaluar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>