Lajmet

Microsoft jep lamtumirën Windows Phone

Jul 12 2017
0 Shpërndarje
Tashmë ky afat ka përfunduar dhe tashmë momenti për ti hapur rrugë Windows 10 Mobile, i cili nuk është trajtuar me aq përkushtim nga Microsoft. Microsoft jep lamtumirën Windows Phone Photo Source: Nokia

Windows Phone 8.1, mbase sistemi i fundit operativ i cili do të mbajë emërtimin Windows Phone, i përket së kalurës tashmë sipas faqes së suportit të Microsoft.

Kur Microsoft lançoi për herë të parë Windows Phone 8.1 më 11 Korrik 2014, kompania premtoi përditësime dhe risi të reja për tre vitet e ardhshme.

Ky afat ka përfunduar dhe tashmë është momenti për ti hapur rrugë Windows 10 Mobile, i cili nuk është trajtuar me aq përkushtim nga Microsoft.

Megjithatë pyetja që të gjithëve na vjen në mendje është: Edhe për sa kohë do të mbështetet Windows 10 Mobile? Në fund të 2016-ës të gjitha versionet e sistemit operativ të Microsoft kishin një pjesë tregu prej 0.3%.

Pa asnjë flagship të ri prej dy vitesh, e ardhmja e Windows 10 Mobile është po aq e dyshimtë sa edhe e paraardhësit.

Microsoft ka premutuar mbështetje për Windows 10 Mobile po përpjekjet e kompanisë me një telefon Surface kanë ngelur në vend.

Ka patur spekulime se Microsoft po punon në një telefon Surface i cili vështirë se do të ndryshojë diçka falë dominimit të iOS dhe Android. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>