Biznes

Microsoft ju shkëmben iPhone 4S dhe 5 me diçka të re

Sep 29 2013
0 Shpërndarje
Microsoft ju shkëmben iPhone 4S dhe 5 me diçka të re

iphoneeStrategjia agresive e gjigandit softuerik për të hyrë në tregun e dominuar nga iPhone dhe Android po zgjerohet gjithmonë e më shumë.

Microsoft ju shkëmben tashmë përdoruesve të iPhone 4S dhe 5, pajisjet e tyre me një minimum prej 200 $ në dyqanet e kompanisë.

Edhe pse iPhone 5S dhe 5C po thyejnë rekorde shitjesh për Apple, jo të gjithë janë të interesuar në ngjyrën e floririt apo sensorin e shenjave të gishtave.

Nga kjo po mundohet të përfitojë Microsoft-i duke ju premtuar diçka të re: një pajisje me Windows Phone 8.

Oferta e fundit e kompanisë ishte e ngjashme me të renë: Microsoft ndërronte një iPad me kartash dhurate në dyqanet e veta.

Një zëdhënës u shpreh se kjo ishte pjesë e programit të kompanisë për t’u mundësuar konsumatorëve t’i shkëmbenin pajisjet e vjetra, si smartfonë, tabletë apo edhe konsola Xbox. Në këmbim, do të merrnin një kartë dhurate në dyqanin e Microsoft me të njëjtën vlerë si pajisja.

Megjithëse shkëmbimi i pajisjeve të vjetra për të marrë një të re mund të duket interesante për disa, fakti që Microsoft po ofron shkëmbimin e iPhone 4S dhe 5 menjëherë pas lançimit të 5C dhe 5S është jo vetëm një lëvizje guximtare, por mund të rezultojë edhe mjaft fitimprurëse, duke qenë se konsumatorët e lëkundur mund të preferojnë të harxhojnë më pak para për një smartfon të ri. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>