Lajmet

Microsoft ka adresuar hakimin e NSA-së përpara publikimit

Apr 17 2017
0 Shpërndarje
Disa raporte thonin se sistemi operativ i Microsoft ishte vulnerabël. Por i menjëhershëm ishte reagimi i kompanisë e cila tha se ky problem është adresuar gjatë Marsit. Microsoft ka adresuar hakimin e NSA-së përpara publikimit Photo Source: Getty Images

Microsoft thotë se ka riparuar prej kohësh problemet e sigurisë së zbuluara javën e kaluar dhe që ishin përdorur për të sulmuar sistemet globale bankare.

Të Premten, një grup hakerash i quajtur Shadow Brokers publikoi detajet e disa mjeteve të hakimit të përdorur nga Agjencia Amerikane e Sigurisë Kombëtare (NSA) për të monitoruar transfertat e parave.

Disa raporte thonin se sistemi operativ i Microsoft ishte vulnerabël. Por i menjëhershëm ishte reagimi i kompanisë e cila tha se ky problem është adresuar gjatë Marsit.

“Konsumatorët kanë shprehur shqetësim rreth rreziqeve që u kanosen nga zbulimi i Shadow Brokers. Inxhinierët tanë kanë hetuar problemet e sigurisë dhe shumica prej tyre janë adresuar prej kohësh,” u shpreh kompania.

Megjithatë ngelet enigmë raportuesi i problemeve tek Microsoft. Zakonisht kompania tregon palët e treta të cilat raportojnë problemet por jo në këtë rast.

Në 2013-ën Eduard Snouden publikoi dokumente të cilat zbulonin përgjimet masive të NSA të SWIFT.

SWIFT është një sistem komunikimi mes institucioneve financiare të cilat realizojnë transaksionet bankare në mënyrë të sigurtë. Ky sistem përdoret nga 11,000 institucione. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>