Biznes

Microsoft ka dashur ta blejë biznesin Motorola Mobility

Aug 16 2011
0 Shpërndarje
Microsoft ka dashur ta blejë biznesin Motorola Mobility

Sipas të gjitha gjasave Microsoft ka qenë e interesuar më shumë në pjesën e patentave që ka pasur në pronësi Motorola, ndërsa hardueri që prodhon kjo kompani nuk ka qenë me ndonjë interes të veçantë për ta… kjo ndoshta ka qenë edhe arsyeja pse Motorola ka zgjedhur të ec me Google dhe të vazhdojë të punojë si Motorola që prodhon harduer.

Në rast se Microsoft do të kishte blerë Motorola’n, dhe 17,000 patentat tjera për pajisjet e saja mobile, kjo do të kishte qenë një ngjarje e keqe për Google Android OS, dhe këtë e kanë thënë edhe disa analistë të industrisë.

Bisedimet, që filluan vetëm disa javë më parë, duket se janë arritur mes CEO të Motorola Sanjay Jha dhe CEO’s së Google, Larry Page, të cilët kanë diskutuar direkt mes vete dhe me disa ekzekutiv tjerë të të dy kompanive. 

Blerja e Motorola’s nga ana e Google do të duhej t’i ndihmojë në mbrojtjen e Android OS, dhe përveç kësaj do të mundësojë edhe një zhvillim të ri të pajisjeve të reja me Android, pasi Google tanimë është në një formë edhe kompani që prodhon harduer. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>