Biznes

Microsoft ka investuar në distributorin e Android, Cyanogen

Jan 30 2015
0 Shpërndarje
Microsoft ka investuar në distributorin e Android, Cyanogen

cyanogenextbit-100527279-largeMicrosoft ka investuar në Cyanogen, një prodhues mjaft i njohur i një alternative krahas Android. Ky informacion vjen nga Wall Stret Journal publikuar ditën e enjte.

Cyanogen, është përkrahësi kryersor i distribuimit me kod të hapur të CyanogenMod të sistemit operativ Android, i cili është pjesë e smartfonit OnePlus One. Kompania gjithashtu është përgjegjëse për prodhimin Cyanogen OS, një version komecial Android që gjendet kryesisht në smartfonët e ndërtuar nga prodhues indian si Micromax. Në faqen zyrtare të Cyanogen, sistemi operativ përshkruhet si, softueri që bëri revolucionin në karakteristikat, ndërfaqen, shpejtësinë, jetëgjatësinë e baterisë dhe sigurinë e Android.

Kur Microsoft dhe Cyanogen u pyetën nga IDG News, ata refuzuan të bënin një koment. Wall Stret Journal tha se bëhej fjalë për një investim minal prej 70 milion dollarësh nga ana e Microsoft.

Lajmet për një marrëveshje të mundshme mes gjigandit të prodhimit të softuerit dhe Cyanogen dolën nga muajin gusht i vitit të shkuar. Dyshimet për një marrëveshje të mundshme vinë edhe si rezultat i qëndrimit të CEO-së së Cyanogen i cili në një konferencë zhvilluesisht tha se qëllimi kryesor i tyre ishte të largonin Android nga Google.

Realisht Android duhet të kthehet në principet e tij të themelimit duke fituar pavarësinë nga kontrolli i një distributori të vetëm.

Kompania kishte raportuar se pjesë e programit të saj janë më shumë se 10 milion përdorues aktivë.

Por, çfarë po kërkon Microsoft me Cyanogen ? Është akoma e paqartë se çfarë mund të përfitojë Microsoft nga kjo kompani, por mundet edhe të jetë thjeshtë një goditje tjetër ndaj Google. Mbase Microsoft po shikon mundësinë e punësimit të talentëve të Cyanogen pa qenë nevoja e blerjes së kompanisë.

Analisti I IDC-së, Al Hilwa beson se talentët e Cyanogen mund të ndihmojnë dukshëm në përmirësimin e Windows Phone. Por nga ana tjetër, Ai nuk beson se Microsoft është realisht interesuar në blerjen e platformave CyanogenMod ose Cyanogen OS por që thjeshtë po kërkon një distributor Android për promovimin e shërbimeve të kompanisë

Ne besojmë se ndërsa Microsoft po bëhet me agresive në shtrirjen e shërbimeve të saj në platformat konkurrente, Cyanogen mund rezultojë një distributor i rëndësishëm i shërbimeve të saj si Office 365, Outlook dhe Skype. Mos harroni se të njëjtën gjë bën edhe Google me aplikacionet dhe shërbimet e saj me Android-in e saj. (PCWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>