Lajmet

Microsoft ka krijuar një aplikacion për kontrollin e volumit në Windows 10

Jun 13 2018
0 Shpërndarje
I gjithë aplikacioni mund të zëvendësojë ikonën e zërit të sistemit, mund të çaktivizoni parazgjedhjen në cilësimet e Windows 10 dhe të menaxhoni të gjitha cilësimet e audios në Windows. Microsoft ka krijuar një aplikacion për kontrollin e volumit në Windows 10

Microsoft-i ka bërë disa përmirësime të qëndrueshme në kontrollin e sistemit audio në Windows gjatë viteve, por nëse përdorni disa dalje, kufje ose konvertues digjital-analog, atëherë ndoshta e dini që Windows 10 nuk i përballon dhe aq mirë.

Fatmirësisht, kohët e fundit një aplikacion i palës së tretë është përpjekur t’i zgjidhë këto çështje dhe po bën një përditësim pikërisht sot.

Ish-inxhinier i Microsoft, Dave Amenta, zhvilluesi David Golden (i famshëm nga MetroTwit) dhe Microsoft MVP Rafael Rivera janë bashkuar për të krijuar EarTrumpet.

Ekipi “krijoi EarTrumpet në vitin 2015 për të plotësuar një numër mangësish në përvojën e menaxhimit të audios në Windows 10”, shpjegon Rafael Rivera.

EarTrumpet përfshin veçori të tilla si aftësia për të kontrolluar volumet klasike dhe moderne të aplikacioneve në mënyrë individuale, një kalim i shpejtë midis pajisjeve audio të parazgjedhura dhe madje edhe aftësia për të lëvizur aplikacionet midis pajisjeve të riprodhimit.

EarTrumpet 2.0 debuton sot, dhe ekipi gjithashtu ka shtuar monitorimin e pikut me shumë kanale, shkurtesat në tastierë dhe mbështetjen për mënyrat e lehta dhe të errëta të Windows 10.

I gjithë aplikacioni mund të zëvendësojë ikonën e zërit të sistemit, mund të çaktivizoni parazgjedhjen në cilësimet e Windows 10 dhe të menaxhoni të gjitha cilësimet e audios në Windows. Sigurisht që lind pyetja përse Microsoft nuk e ka ndërtuar më parë këtë opsion direkt në Windows 10.

Nëse tre zhvillues të talentuar softuerësh mund të krijojnë një aplikacion falas për ta bërë këtë, me siguri Microsoft dhe mijëra inxhinierët e saj të Windows mund të gjejnë një mënyrë për të përmirësuar përvojën audio në Windows 10.

Përditësimi i fundit i EarTrumpet është në dispozicion në Microsoft Store dhe kërkon përditësimin e fundit të Windows 10 të Prillit 2018. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>