Lajmet

Microsoft ka ndaluar përditësimin në Windows Phone 8.1 në telefonët HTC

Aug 6 2014
0 Shpërndarje
Microsoft ka ndaluar përditësimin në Windows Phone 8.1 në telefonët HTC

windows-phone-8.1-update-folder-large-100366483-galleryMicrosoft ka konfirmuar se telefonët HTC nuk do të marrin përditësimin Windows Phone 8.1 për momentin. Kompania tha se i ka bërë “ndalesë” lëshimit të përditësimit teksa janë duke punuar në një problem në HTC 8X dhe HTC 8S.

Raporte kanë qarkulluar edhe më herët se dy telefonët HTC nuk kanë marrë përditësime për shkak të mungesës së mbështetjes për driver-at.

“Ne kemi ndaluar dërgimin e përditësimit Windows Phone 8.1 për konsumatorët me telefonët HTC 8X dhe HTC 8S”. “Microsoft dhe HTC kanë identifikuar problemin dhe po punojnë aktivisht për të rregulluar dhe më pas do të fillojë lëshimi i përditësimit menjëherë sa rregullimi të përfundojë”, tha Microsoft në një qëndrim të shpërndarë me e-mail.

Shefi i Windows Phone tek Microsoft, Joe Belfiore kohët e fundit ka shkruar në Twitter duke paralajmëruar se një përqindje e vogël e përdoruesve mund të hasin një gabim me kod “8018830f” kur janë duke përditësuar platformën. Belfiore tha se kjo mund të rregullohej më një përpjekje të dytë për ta përditësuar dhe thuhet se problemi kishte të bënte me hapësirën e vogël të ruajtjes së të dhënave.

Përditësimi në Windows Phone 8.1 nuk është shumë i rëndësishëm, ku sjell disa veçori shtesë si folderat, aftësitë VPN për përdoruesit e biznesit si dhe përmirësime të Internet Explorer që duhet ta bëjnë shfletimin nga pajisjet mobile një eksperiencë më të veçantë. Përditësimi është vetëm një version paraprak, por përdoruesit e HTC-së duhet të presin edhe disa kohë për të shijuar frytet e punës së Microsoft-it. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>